Detaje të reja kanë dalë në dritë për atentatin e ndodhur pranë aeroportit të Rinasit, ku u qëllua në lëvizje me breshëri plumbash në drejtim të një automjeti tip “Mercedes Benz” dhe viktimë mbeti Gilmando Dani.
Gazetari i A2 CNN, Igli Çelmeta referuar burimeve nga policia raporton se viktima Gilmando Dani sapo ishte kthyer nga Barcelona. Ai kishte udhëtuar këtë mëngjes nga qyteti spanjoll në drejtim të Shqipëqrisë.
Autorët dyshohet se kanë pasur informacione të sakta për 47-vjeçarin dhe autorët, të dyshuar si dy qitës dhe një shofer i makinës “Toyota” me targa greke, i kanë bërë pritë në dalje të aeroportit.
Gilmando Dani lëvizte si pasagjer në automjetin e blinduar, ndërsa në timon ndodhej shtetasi Muçi Shaljani (alias Sheqeri), i cili ka mbetur i plagosur rëndë dhe sipas policisë ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Gilmando Dami është viktima e 42-të për vitin 2025 në vendin tonë nga ngjarjet kriminale dhe atentatet mafioze. (A2 Televizion)
