Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Pocest, në njësinë administrative Maqellarë të Dibrës, ku një 26-vjeçar ka plagosur me thikë nënën e tij pas një konflikti për motive të dobëta.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, menjëherë pas marrjes së informacionit për ngjarjen, shërbimet policore kanë ndërhyrë në vendngjarje dhe kanë vënë në pranga autorin e dyshuar, shtetasin I. S., 26 vjeç, shkruan A2 CNN.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se i riu ka goditur me thikë nënën e tij, shtetasen N. S., 50 vjeçe, e cila ndodhet aktualisht në spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdesin e mjekëve. (A2 Televizion)