All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

E rëndë në Tiranë, 18-vjeçarja qëllon ish të dashurin me thikë pas sherrit mes tyre

Nga A2 CNN
9 Janar 2024, 10:20 | Kronikë
All - Paragraf - 1

E rëndë në Tiranë, 18-vjeçarja qëllon ish

Një 18-vjeçare është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi ka plagosur ish të dashurin. Sipas njoftimit të bluve të kryeqytetit, pas një konflikti për motive të dobëta, e reja ka marrë thikën dhe ka goditur ish të dashurin. Ky i fundit është dëmtuar, por për fat të mirë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

All - Paragraf - 3

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasen I. D., 18 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës ish të dashurin e saj, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos