Rasti i abuzimit të 12-vjeçares, babai i të akuzuarit jep një tjetër version

Nga Artin Halili
9 Janar 2024, 09:50 | Kronikë

Rasti i abuzimit të 12-vjeçares, babai i të akuzuarit jep

Babai i Kledi Tirollarit, 29 vjeçarit të akuzuar se ka abuzuar seksualisht një të mitur 12 vjeçare, jep një tjetër version për ngjarjen e rëndë, për të cilët thotë se është e sajuar.

Pasi mohon akuzat për të birin Istref Tirallari shprehet se që kur ka nisur bashkëjetesën me Mirela Bosin vajza e mitur ka fjetur me të dhe jo me djalin e tij.

Ai shton se djali nuk ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e bashkëjetueses teksa tregon se është kërcënuar prej saj kur është larguar nga shtëpia për shkak të grindjeve të vazhdueshme.

“Unë kam filluar bashkëjetesën me Mirela Bosin pa dijeninë e djemve. Kur është kthyer nga emigracioni Kledi i kam bërë me dije se unë bashkëjetoj me një grua që ka një vajzë. E mirëpriti dhe me tha se vajzën do e konsiderojmë si motrën tonë. Vajza flinte me nënën e saj dhe jo me djalin. Djali nuk ka patur marrëdhënie seksuale me vajzën e bashkëjetesues. E gjithë kjo erdhi pas grindjeve tona dhe largimit të saj nga shtëpia. Kur është larguar na ka kërcënuar duke thënë "Do ta shihni se çfarë do t'u bëj", dëshmon Tirollari. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos