Erion Veliaj figuronte si 'i dënuar' në dosjen e SPAK, reagon Drejtoria e Burgjeve

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2025, 17:42 | Kronikë

Erion Veliaj figuronte si 'i dënuar' në dosjen e SPAK,

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar lidhur me faktin që në dosjen e SPAK, kryebashkiaku Erion Veliaj, figuronte si një person ‘i dënuar’.

Përmes një njoftimi, Drejtoria e Burgjeve shkruan se pas verifikimeve në Regjistrin e Gjendjes Gjyqësore, ai rezulton i padënuar dhe ndaj tij janë dhënë tre vendime pafajësie, shkruan A2 CNN.

Po ashtu, Drejtoria e Burgjeve sqaron se vërtetimi u kërkua nga SPAK me historik dhe aty sipas tyre, përfshihen edhe të dhënat mbi vendimet e mëparshme përfshirë pafajësitë apo vendimet e rehabilitimit.

Pra, ideja është që burgjet pranojnë se sistemi i tyre elektorik (ku ka akses prokuroria), nëse kërkon vërtetim historik ta nxjerrin si "i dënuar" edhe nëse ndaj personit ka pafajësi (domethën, boll që ke një vendim gjyqsor në emrin tend).

Njoftimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve:

Në përgjigje të interesimit të mediave, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bën me dije se, në përgjigje të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me shkresën nr. 2215/prot., datë 12.02.2025, ka përcjellë vërtetimin e gjendjes gjyqësore për shtetasin Erion Veliaj., i biri i L. dhe Sh., lindur më 17.12.1979. Pas verifikimeve në Regjistrin e Gjendjes Gjyqësore, ai rezulton i padënuar dhe ndaj tij janë dhënë tre vendime pafajësie. Sqarojmë se, në rastet kur kërkohet vërtetimi me historik, përfshihen edhe të dhënat mbi vendimet e mëparshme, përfshirë pafajësitë apo vendimet e rehabilitimit, në përputhje me legjislacionin në fuqi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos