Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka

Nga Armand Bajrami
24 Shkurt 2026, 09:30 | Kronikë

Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, kërkon përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.

Përmes avokatit të tij, referuar një vendimmarrjeje të Gjykatës së Lartë të korrikut 2025, Mediu pretendoi se gjyqtarja Irena Gjoka nuk mund të ishte gjyqtare e çështjes. Sipas avokatit, gjyqtarja paraprake mund të jetë gjyqtare e çështjes në themel vetëm kur gjykimi është i shkurtuar, jo i zakonshëm, si në rastin e Mediut.

Më herët, për të njëjtin shkak ka kërkuar dorëheqje nga çështja vetë gjyqtarja Gjoka, kërkesë që i është refuzuar nga një tjetër gjyqtar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos