I dënuar me 9 vite burg për marrëdhënie seksuale me të mitur, arrestohet 41-vjeçari në Delvinë

Nga A2 CNN
21 Nëntor 2026, 10:40 | Aktualitet

I dënuar me 9 vite burg për marrëdhënie seksuale me të

Një 41-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga Policia e Delvinës, në kuadër të operacionit të koduar “Shijani”.

Në pranga ka rënë B.B, banues në Delvinë, i dënuar me 9 vite burgim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

Sipas njoftimit të Policisë, 41-vjeçari u lokalizua dhe u kap në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Shijanit”, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, me vendimin e datës 23 korrik 2026, e kishte dënuar me 9 vite burg për një ngjarje të ndodhur më 2 janar 2012. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos