
Një lokal është përfshirë nga flakët në zonën e Ujit të Ftohtë, në Vlorë, duke u djegur plotësisht, raporton A2CNN.
Sipas informacioneve paraprake, objekti nuk ishte në funksion dhe përdorej vetëm gjatë sezonit veror.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe zjarrfikëses, të cilat kanë ndërhyrë për të vënë flakët nën kontroll dhe për të shmangur përhapjen e zjarrit në objektet përreth.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia e Vlorës lidhur me ngjarjen në fjalë. (A2 Televizion)