
Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga një shtetas finlandez, i cili ishte shpallur në kërkim nga autoritetet e këtij vendi.
Në kuadër të operacionit të koduar “The Ëanted” është vënë në pranga në zonën e Laprakës shtetasi L. E., 30 vjeç, për të cilin kishte një urdhër arresti në Finlandë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Zyra e Prokurorit në Finlandën Perëndimore i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Hyrje në banesë private”, “Vjedhje me dhunë”, “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie” (mbetur në tentativë) dhe “Heqje e paligjshme e lirisë”, të parashikuara nga legjislacioni penal finlandez.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet finlandeze, vijon punën për finalizimin e procedurave të ekstradimit të shtetasit L. E. (A2 Televizion)
