
Policia e Gjirokastrës bën me dije se ka nisur procedim penal për shtetasen A. Q., 35 vjeçe.
Sipas të dhënave, kjo shtetase ka tentuar të hyjë në një sallë ku po zhvillohej seancë gjyqësore, në Gjykatën e Gjirokastrës, duke kundërshtuar oficerin e sigurisë.
Gjithashtu, A.Q. ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit në komisariat. (A2 Televizion)
