Qëllohet me armë zjarri drejt makinës në Shkodër, shoferi aksidentohet dhe braktis mjetin

Nga Senad Nikshiqi
15 Nëntor 2025, 21:15 | Kronikë

Qëllohet me armë zjarri drejt makinës në Shkodër,

Një automjet është qëlluar me armë zjarri në rrugën Shkodër-Hanin Hotit ndërsa nga kjo ngjarje nuk ka persona të plagosur nga të shtënat, shkruan A2 CNN. Ndërkohë drejtuesi i automjetit është aksidentuar dhe ka lënë makinën e tij aty. Ngjarja ka ndodhur pranë rrethrrotullimit të Koplikut. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe kanë nisur hetimet paraprake.

Automjeti duket se është qëlluar në ecje e sipër dhe për t'i shpëtuar plumbave është aksidentuar dhe është përplasur në bordurën e një karburanti.

Njëra anë e makinës është e dëmtuar për shkak të përplasjeve që mund të ketë pasur më përpara ose me makinën e autorëve ose në ndonjë vend tjetër. Po ashtu edhe gomat janë të dëmtuara plotësisht.

Mësohet se konflikti ka nisur që nga dogana e Hanit të Hotit për çështje parakalimi.

Drejtuesit e automjeteve kanë bërë një debat mes tyre dhe më pas kanë vijuar parakalime ndaj njëri-tjetrit deri në afërsi të rrethrrotullimit të Koplikut ku ka pasur të shtëna me armë zjarri. Ndërkohë 5 plumbat makina i ka në pjesën e pasme të saj tek bagazhi.

Sipas burimeve policia ka identifikuar edhe automjetin tjetër si dhe autorin e dyshuar që qëlloi me armë zjarri. Efektivët vijojnë punën për ta zbardhur të plotë këtë ngjarje të ndodhur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos