Fotografoi votën, arrestohet 56-vjeçarja në Elbasan

Nga A2 CNN
11 Maj 2025, 12:35 | Kronikë

Fotografoi votën, arrestohet 56-vjeçarja në Elbasan

Një grua 56-vjeçare ka përfunduar në pranga në Elbasan, pasi është akuzuar se ka fotografuar votën në ditën e zgjedhjeve, raporton A2 CNN.

“Strukturat e Posaçme për Hetimin e Krimeve Zgjedhore në DVP Elbasan, në drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, arrestuan në flagrancë shtetasen M. C., 56 vjeçe, banuese në Elbasan, për veprën penale "Shkelja e fshehtësisë së votimit", pasi mëngjesin e sotëm, në qendrën e votimit nr 2321, në lagjen "5 Maj", gjatë procesit të votimit, dyshohet se ka fotografuar fletën e votimit”, tha policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos