Përplasje në Pogradec, komisioneri pretendon se është dhunuar në qendrën e votimit

Nga A2 CNN
11 Maj 2025, 11:30 | Kronikë
Përplasje në Pogradec, komisioneri pretendon se është
Në foto Armand Agolli

Një komisioner i Partisë Socialiste në qendrën e votimit nr.3901/00 në Pogradec ka bërë kallëzim në Polici me pretendimin se është dhunuar brenda ambienteve të qendrës. Policia njofton se ka shoqëruar në Komisariat autorin. Për këtë incident ka reaguar edhe kryetari i KZAZ 70 në Pogradec Armand Agolli.

Sipas tij gjithçka ka ardhur për mosmarrëveshje mbi shoqëruesin e një votuesi. Si komisioneri dhe agresori janë në komisariat për sqarime.

“KZAZ jonë ka marrë njoftim qenë qendrën e votimit nr.3901 është regjistruar një incident., zanafilla e incidentit ka qenë mosdakordësia e komisionerëve për shoqërimin e një personi që ishte i verbër dhe nuk votonte dot. Personi që ka shkaktuar incidentin është shoqëruar në polici. Personat e pa autorizuar nuk lejohen në qendrat e votimit”.

Pogradec/Informacion paraprak

Rreth orës 10:20, shtetasi E. G., që është komisioner në qendrën e votimit nr.3901/00 Pogradec, ka njoftuar tek salla  operative, se brenda ambienteve të qendrës së votimit është goditur nga shtetasi L. T.,

Menjëherë është shkuar në afërsi të qendrës së votimit, dhe është bërë shoqërimi i shtetasit L. T., për në ambientet Komisariatit.

Në Komisariat është paraqitur dhe shtetasi E. G., për të bërë kallëzim.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos