Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, ka votuar këtë të diel në burgun e Fierit. Ai është shfaqur në kamera për herë të parë që prej arrestimit të tij në shtatorin e vitit të kaluar kur u dënua me një vit burg.
Ky proces është ilaçi për të shpëtuar Shqipërinë tha ish-deputeti i PD, ndërsa akuzoi Edi Ramën se ka ndikuar në dënimin e tij si hakmarrje personale.
“Kufizimi që më është bërë jo vetëm fizik, por edhe për të më marrë mandatet, atë që kisha, por edhe mandatin si drejtues politik i Elbasanit dhe për të më privuar nga pasioni im i madh. Ky është jo vetëm privim, por një mungesë e madhe.
Të fokusohemi te mesazhi dhe mesazhi është ky: Vota masive, votoni... votoni. Ky proces është ilaçi për të shpëtuar Shqipërinë.
Këtu jam i kufizuar dhe nuk kam mundësi kontakti me persona të tjerë. Ju e dini se kudo në botë të burgosurit përgjithësisht votojnë për opozitën, ndërsa në masë të madhe votojnë për qeverinë. Kjo tregon për mënyrën sesi votojnë në Shqipëri.
Lejet janë bllokuar për të gjithë të burgosurit një ditë para se unë të merrja leje. E shqetësonte kjo pjesë qeverinë. Pasi të dal besoj se do të jem edhe më aktiv në aktivitetin politik. Kjo është një hakmarrje personale e Edi Ramës. Njerëzit paguajnë në cirk për të parë shimpanzetë, ai është i vetmi shimpanze që del nëpër Shqipëri dhe jep shfaqe. Ai është një kryeministër që mendoj se njerëzit janë të gjithë kavie”, tha Salianji. (A2 Televizion)