
Durim Bami është transferuar nga burgu i Fushë-Krujës në atë të Peqinit. A2 CNN mëson se zhvendosja e tij është motivuar me arsye sigurie.
Pas ekstradimit nga Dubai, Durim Bami u akomodua në paraburgimin "Jordan Misja" (313) në kryeqytet.
Pas disa kërkesash në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, ku pretendonte se i rrezikohej jeta, Bami u transferua në Fushë-Krujë, deri sot, kur forcat operacionale të DPB e kanë shoqëruar për në Peqin.
Në burgun e Peqinit është transferuar edhe Lulzim Berisha, i cili mbahej në burgun e Durrësit. (A2 Televizion)