I dënuar për “trafikim fëmijësh”, ekstradohet nga Greqia Mustafa Saliu

Nga A2 CNN
14 Maj 2026, 11:39 | Kronikë

I dënuar për “trafikim fëmijësh”, ekstradohet

Interpol Tirana ka ekstraduar nga Greqia, shtetasin Mustafa Saliu, i cili është dënuar nga Gjykata e Durrësit, me 18 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i fëmijëve”, nëpërmjet dhunës, kryer në bashkëpunim, raporton gazetari i A2CNN Igli Çelmeta. 

Gjatë periudhës 2001 - 2002, ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka trafikuar nga Shqipëria në Greqi, fëmijë të cilët janë shfrytëzuar për lypje, në rrugët e Athinës, nëpërmjet presionit dhe kontrollit.

Gjithashtu, u tranferua nga Gjermania, për të vuajtur dënimin në Shqipëri, shtetasi Florjan Musaj (Cojocareanu), i dënuar me 8 vjet e 10 muaj burgim, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, të kryer në Gjermani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos