Furgoni përmbyset në mes të rrugës në Fier

Nga Çaku Tafa
26 Prill 2025, 11:31 | Kronikë

Një furgon pasagjerësh është përmbysur paraditen e së shtunës në aksin rrugor Fier-Levan.

Burimet policore bëjnë me dije se në automjet ndodhej vetëm drejtuesi, i cili dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit për shkak të lagështirës në rrugë, shkruan A2 CNN.

Ai është transportuar drejt spitalit Rajonal Fier, për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të kryer të gjitha veprimet proceduriale si dhe për të disiplinuar trafikun. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos