Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, i dyshuar si i përfshirë në ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së premtes në një rezidencë në Lundër, ku u plagos 19-vjeçari Kristi Fufi, djali i ish-deputetit të PD-së, Mhill Fufi.
Sipas policisë, specialistët e Komisariatit Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedimin penal ndaj shtetasit K. S., i cili dyshohet se ka goditur me grushte dhe ka kanosur të riun, aktualisht i shtruar në spital nën kujdesin e mjekëve.
Konflikti ndodhi në një ambient rezidencial në Farkë, ndërsa policia bën me dije se po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në incident. Nuk dihen ende motivet e përplasjes, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes janë në vijim. (A2 Televizion)