Sherr mes djemve të xhaxhallarëve, përfundojnë të dy në spital

Nga Çaku Tafa
25 Prill 2025, 23:19 | Kronikë

Sherr mes djemve të xhaxhallarëve, përfundojnë të dy

Një sherr i çastit mes dy djemve xhaxhallarësh ka përfunduar me dhunë fizike në lagjen Sulaj të Cakranit, në orët e vona të së premtes.

Të rinjtë janë goditur me sende të forta, duke pësuar plagë në pjesë të ndryshme të trupit. Ngjarja është konfirmuar nga infermierët e qendrës shëndetësore të Cakranit dhe burime policore.

Pas ndihmës së parë të marrë në qendrën lokale, të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Fierit.

Burime mjekësore bëjnë me dije se ata janë jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos