Sekuestrohen 3 automjete të vjedhura, dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale

Nga A2 CNN
15 Nëntor 2026, 09:23 | Kronikë

Sekuestrohen 3 automjete të vjedhura, dyshohet se do të

Policia ka finalizuar fazën e dytë të operacionit të koduar “Hija e Natës” në Fier, duke sekuestruar tre automjete të vjedhura dhe sende të tjera që dyshohet se janë përdorur për kryerjen e vjedhjeve.

Automjetet janë gjetur në zonën e Fushë-Mamurrasit, në Kurbin, dhe në Borizanë, Krujë. Sipas hetimeve, dy prej tyre janë vjedhur më 13 nëntor 2026 në Mallakastër, ndërsa automjeti i tretë është vjedhur më 13 shtator 2026 në Divjakë.

Policia dyshon se automjetet do të përdoreshin nga autorët për të kryer ngjarje kriminale. Gjatë fazës së parë të operacionit, autoritetet zbardhën pesë raste të vjedhjes së automjeteve, arrestuan një nga autorët e dyshuar dhe shpallën në kërkim dy të tjerë.

Sipas policisë, këta persona dyshohet se vidhnin automjete me qëllim përdorimin e tyre në ngjarje kriminale.

Ndërkohë, hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe kapjen e dy personave të shpallur në kërkim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos