Trupi i pajetë i një të moshuari është gjendur nga kalimtarët e rastit, mëngjesin e së hënës, në zonën e Radanecit në Korçë.
Sipas të dhënave paraprake, viktima është i moshuari F.A. 87 vjeç, për të cilin e bija kishte bërë denoncim në polici disa ditë më parë, se kishte humbur kontaktet.
Viktima është dërguar në morgun e spitalit, teksa janë ende të paqarta shkaqet e vdekjes së tij. (A2 Televizion)