Atentati mafioz në Vlorë, gjendet një makinë e djegur

Nga A2 CNN
8 Janar 2024, 07:32 | Kronikë

Atentati mafioz në Vlorë, gjendet një makinë e djegur

Dy persona janë shoqëruar nga policia e Vlorës, mbrëmjen e kaluar, për vrasjen mafioze të Gëzim Sinomatit, i cili u qëllua me snajper, teksa kishte dalë në ballkonin e shtëpisë së tij për të pirë cigare.

Personat e shoqëruar mësohet të kenë qenë dëshmitarë në ngjarje, kur i riu Sinomati, i cili kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga Belgjika, u qëllua me një plumb që rezultoi fatal.

Pas minuta pas vrasjes, forcat e policisë kanë gjetur një makinë tip BMW duke u djegur në lagjen “24 maji”, e cila mendohet të jetë përdorur nga autorët e krimit.

Ndërkohë Grupi i Posaçëm hetimor i ngritur për këtë ngjarje po vijon punën nën drejtimin e Prokurorisë për sekuestrimin e çdo prove materiale që do t'i shërbejë zbardhjes së rrethanave të ngjarjes dhe identifikimit të autorëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos