Një 75-vjeçar është gjetur pa shenja jete në Tiranë ditën e sotme, shkruan A2 CNN.
Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se nga kqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Paraprakisht dyshohet se shkaku i humbjes së jetës së 75-vjeçarit të ketë qenë një arrest kardiak.
Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të saktë e humbjes së jetës.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 16.01.2025, rreth orës 15:40, tek Rrethi i Yzberishtit, në rrugë, është konstatuar pa shenja jete shtetasi L.B, rreth 75 vjeç. Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se shkaku i humbjes së jetës ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të saktë e humbjes së jetës. (A2 Televizion)