
Policia e Krujës ka finalizuar operacionin e koduar “Pjesëtari”, duke arrestuar një shtetas të shpallur në kërkim, i dënuar më parë për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe veprime të paligjshme.
Si rezultat i informacionit të administruar shpejt nga rruga operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kapën dhe ndaluan Armand Dervishin, 35 vjeç.
Ky shtetas ishte i dënuar në vitin 2024 nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 6 vite e 8 muaj burgim për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Vendimi është lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Në të njëjtin vit, Gjykata e Krujës e ka dënuar Dervishin me 9 muaj burgim për veprën penale të ndërtimit të paligjshëm. (A2 Televizion)