
Disa detaje të reja kanë dalë në lidhje me zjarrin në dy automjetet e djegura nga flakët në Shkodër mbrëmjen e 9 dhjetorit.
Sipas burimeve njëri mjet, një Fiat Punto, është në pronësi të shtetasit Zamir Popriva, ndërsa tjetri, një Benz Vito, në pronësi të shtetasit me inicialet Z. K., 42 vjeç.
Grupi hetimor dyshojnë se zjarri mund të jetë i qëllimshëm. Pak metra larg vendit të ngjarjes është gjetur një shishe me benzinë, e cila po analizohet për të përcaktuar nëse ka lidhje me incidentin, shkruan A2 CNN.
Video nga vendngjarja tregon flakët që përfshijnë automjetet dhe ndërhyrjen e shpejtë të zjarrfikësve. Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave. (A2 Televizion)