GJKKO dënon me 2 vite e 8 muaj burg ish-kryeprokurorin e Vlorës

Nga A2 CNN
20 Maj 2025, 10:35 | Kronikë

GJKKO dënon me 2 vite e 8 muaj burg ish-kryeprokurorin e Vlorës

Gjykata e Posaçme ka shpallur këtë të martë vendimin për ish-kryeprokurorin e Vlorës, Aurel Zarka.

Trupa e gjyqtarëve e përbërë nga Erjon Çela, Bib Ndreca dhe Rudina Palloj, ka vendosur të dënojë Zarkën me 4 vite burg.

Me aplikimin e gjykimit të shkurtuar, dënimi përfundimtar për Zarkën zbret në 2 vite e 8 muaj burg dhe mbi të do të rëndojë dënimi plotësues për 5 vite jashtë funksioneve publike.

Zarka u fajësua për "korrupsion pasiv të funksionarëve të drejtësisë", "korrupsion aktiv" dhe "ushtrim të ndikimit të jashtëligjshëm" në disa raste. dosjen penale “Toyota Yaris”.

Prokuroria e Posaçme përfundoi në dhjetor të 2024-ës hetimet ndaj drejtuesit të pezulluar të prokurorisë së Vlorës dhe dërgoi zyrtarisht për gjykim dosjen penale “Toyota Yaris” duke e marrë të pandehur Aurel Zarkën.

Sipas SPAK, kryeprokurori që u hetua në masën e sigurisë “arrest në burg” dhe tre persona të tjerë të shpallur në kërkim, mes të cilëve edhe Erjona Daupaj, ish-oficere e Policisë Gjyqësore dhe avokati Radovan Çela kanë ushtruar ndikim të paligjshëm, kanë marrë ryshfet, por edhe dhënë ryshfet funksionarëve të drejtësisë.

Po sipas SPAK, të dyshuarit kanë ndikuar në hetimin pasuror nga SPAK ndaj Suel Çelës, në një çështje për vjedhje dhe dy për “kultivim narkotikësh”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos