Vrasja në Durrës, dalin pamjet nga vendngjarja, gjurmë plumbash mbi xham

Nga A2 CNN
20 Maj 2025, 08:47 | Kronikë

Durrësi u trondit këtë të martë nga një vrasje me armë zjarri, që ndodhi në orët e para të mëngjesit në lagjen nr. 18 të qytetit bregdetar. Viktimë ka mbetur Ermir Dedja, i cili ndërroi jetë në ambientet e spitalit duke mos i mbijetuar plagëve të marra.

A2 CNN ka siguruar pamje nga vendngjarja, ku 29-vjeçari sipas burimeve nga Policia e Durrësit u vra në një atentat.

Aty shihen forca të shumta policie, ekspertë të kriminalistikës dhe shenja të plumbave në xhamin e një dere. Sakaq, e gjithë zona është e rrethuar nga shiritat që tregojnë skenën e krimit.

Ende nuk dihen motivet dhe autorët e kësaj ngjarjeje, por Dedja ishte një emër i njohur për Blutë e Durrësit.

Ndërkohë është ngritur grup i posaçëm hetimor për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Lagjja 18 njihet ndryshe si Spitallë, i përket periferisë së Durrësit, ku mungon totalisht ndriçimi dhe identifikimi bëhet më i vështirë.

Më datë 20.05.2025, në orën 00:50, në lagjen nr. 18 Durrës, është qëlluar me armë zjarri shtetasi E. D., 29 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe po vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ve”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos