GJKKO nxjerr nga kafazi Ilir Beqajn

Nga Armand Bajrami
28 Prill 2026, 13:57 | Kronikë

GJKKO nxjerr nga kafazi Ilir Beqajn

GJKKO pranoi kërkesën e ish-ministrit Ilir Beqaj për mbajtjen e të pandehurit jashtë kafazit të sallës së gjyqit, raporton A2CNN. 

Kjo do të ndodhë nga seanca e radhës, pasi gjykata të njoftojë Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve të marrë masat përkatëse.

Gjykata urdhëroi gjithashtu njoftimin e Drejtorisë së Burgjeve për zbatimin e këtij vendimi. Tanimë ish-ministri i Shëndetësisë mund të qëndrojë pranë avokatëve të tij në sallë.

Këtë të martë po zhvillohet në GJKKO seanca për dosjen e njohur si “Sterilizimi”, për të cilën Beqaj është marrë i pandehur nga SPAK.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos