Apeli i Posaçëm konfirmon pafajësinë për ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi

Nga Armand Bajrami
28 Prill 2026, 11:26 | Kronikë

Apeli i Posaçëm konfirmon pafajësinë për

Apeli i Posaçëm konfirmon pafajësinë e dhënë nga Shkalla e Parë ndaj ish-anëtarit të Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi.

Ish-gjyqtari u gjykua për “fshehje e mosdeklarim të pasurisë”, pas dyshimeve të SPAK se kishte disa pasuri të pajustifikuara në burime të ligjshme.

Nw korrik tw vitit 2025, Shkalla e Parë e GJKKO shpalli të pafajshëm ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë. Sipas trupit gjykues, "fakti penal objekt akuze nuk provohet se ekziston si i tillë", duke e rrëzuar kështu kërkesën e paraqitur nga Prokuroria e Posaçme.

SPAK kishte kërkuar gjykimin penal të Shkëlzen Selimit për veprën penale "Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim", e parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos