Mashtronte të huajit të investonin në bursa fiktive, e pëson 25-vjeçarja nga Tirana, bie në prangat e policisë

Nga A2 CNN
28 Prill 2026, 11:01 | Kronikë

Mashtronte të huajit të investonin në bursa fiktive, e pëson

Një 25-vjeçare ra në prangat e Policisë së Tiranës, pasi u zbulua se kishte përshtatur apartamentin e saj si Call Center, ku mashtronte të huajit që të investonin në bursa fiktive, raporton A2CNN. “Blutë” kanë sekuestruar në apartament pajisje kompjuterike, celularë dhe prova të tjera materiale.

Si rezultat i informacioneve të siguruara në rrugë operative, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DPPSH, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Adapted”. Në kuadër të këtij operacioni u arrestua shtetasja M. S., 25 vjeçe, banuese në Tiranë”, thuhet në njoftim.

Shërbimet e Policisë ndërhynë në apartamentin në posedim dhe administrim të 25-vjeçares, në rrugën “Tish Daija”, i cili ishte përshtatur si call center, nga ku dyshohet se mashtroheshin shtetas të huaj që të investonin në bursa fiktive.  Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 13 njësi kompjuterike, 2 laptopë, 5 celularë dhe prova të tjera materiale që do t’i shërbejnë dokumentimit të kësaj veprimtarie kriminale”, vijon njoftimi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos