Ironia e Ilir Beqajt te "Sterilizimi": Salla me 5 yje!

Nga Armand Bajrami
28 Prill 2026, 13:45 | Kronikë

Ironia e Ilir Beqajt te "Sterilizimi": Salla me 5 yje!

Batuta e një dite më parë të prokurorit të Posaçëm, Olsi Dado, për një "sallë me 5 yje" u risoll të martën në Gjykatën e Posaçme nga ish-ministri Ilir Beqaj, raporton A2CNN. 

Në procesin gjyqësor të çështjes "Sterilizimi" Beqaj pati një moment moskuptimi me avokatin e tij mbi artikulimin ose jo të një kërkese.

"Kështu është kur e ke avokatin 3 metër larg, nuk merresh vesh", tha Beqaj, duke vijuar me ironi, “sallat me 5 yje”.

Në seancë Beqaj ripërsëriti kërkesën për t'u mbajtur jashtë kafazit, kërkesë që e ka shprehur edhe më herët.

Nga ana e tij, prokurori i çështjes, tha se nuk kishte kundërshti, pasi në këtë proces Beqaj ka masën e "detyrimit për paraqitje". Por, sipas prokurorit, duhet të mbahen parasysh masën "arrest në burg", caktuar për llogari të një çështjeje tjetër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos