All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

GJKKO refuzon nxjerrjen nga regjimi 41Bis të anëtarit të bandës së Babagjyshëve

Nga A2 CNN
6 Nëntor 2024, 12:11 | Kronikë
All - Paragraf - 1

GJKKO refuzon nxjerrjen nga regjimi 41Bis të anëtarit të

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka refuzuar kërkesën e të dënuarit Fatmir Pjetri për ta nxjerrë nga qelitë e regjimit të posaçëm 41Bis.

All - Paragraf - 3

“Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, bazuar në nenet 112 dhe 471 e vijues të K.Pr.Penale dhe nenin 17 të Ligjit nr. 81/2020, datë 25.06.2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, me vendimin Nr. 234, datë 06.11.2024, vendosi: Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit (të dënuarit) Fatmir Pjetri. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të këtij vendimi”, thuhet në vendimin e Gjykatës, raporton A2.

Pjetri është dënuar si anëtar i "Bandës së Babagjyshëve”, dhe po vuan një dënim me 30 vite burg për "vjedhje me armë" dhe "grup kriminal"

Në vitin 2021 ai u bë protagonist i një tentative arratie nga burgu 313 bashkë me Arbër Çekajn. Pjetri është izoluar në 41bis që në prill 2024.

All - Paragraf - 6

Ai njihet si nga një anëtarët më aktivë të kësaj bande famëkeqe, e cila ka bërë disa nga grabitjet më spektakolare në vend. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos