GJKKO shtyn seancën për kryebashkiaken e Roskovecit

Nga A2 CNN
7 Maj 2026, 11:07 | Kronikë

GJKKO shtyn seancën për kryebashkiaken e Roskovecit

Gjykata e Posaçme shtyu për më 21 maj seancën gjyqësore ndaj kryebashkiakes së Roskovecit, Majlinda Bufi, të akuzuat për "përdorim të detyrës për veprimtari politike dhe zgjedhore".

A2 CNN mëson se shkak i shtyrjes u bë mosprania e Bufit. Përmes avokatit, kryebashkiakja paraqiti disa bileta udhëtimi, mes të cilave provonte se ndodhej për disa ditë jashtë vendit, si e ftuar në një workshop.

"Për shkak se ndodhemi në fazën e konkluzioneve të mbrojtjes, e mbrojtura dëshiron të jetë e pranishme", tha avokati Klodian Skënderi.

Procesi ndaj Bufit është shtyrë disa herë për t'i dhënë kohë të akuzuarës për të bërë mbrojtjen, aq sa në seancën e kaluar gjykata u shpreh se në rast të mospërgatitjes, do ta konsideronte si mungesë vullneti dhe do të kalonte në shpallje vendimi.

Në konkluzionet e saj, SPAK ka kërkuar fajësi për Bufin dhe dënimin e saj me 1 vit burg, i konvertuar në 2 vjet shërbim prove.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos