EKSKLUZIVE/ A2CNN siguron pamjet, ja uthulla me krimba te Akademia e Sigurisë

Nga A2 CNN
7 Maj 2026, 09:56 | Kronikë

EKSKLUZIVE/ A2CNN siguron pamjet, ja uthulla me krimba te Akademia e

A2CNN ka siguruar pamjet e uthullës me krimba që u është dhënë studentëve të Akademisë së Sigurisë, të cilët u helmuan ditën e djeshme nga ushqimi.

"Ditën e djeshme, 56 kursantë, studentë të Akademisë së Sigurisë janë helmuar si pasojë e ushqimit dhe situata ka qenë alarmante pasi studentët kanë pasur simptoma të rënda si të vjella, diarre dhe këputje. Ata kanë shkuar në spital, kanë marrë ndihmë mjekësore gjatë gjithë natës”, tha gazetari i A2CNN, Igli Çelmeta.

“Dyshohet se studentët janë helmuar gjatë vaktit të drekës dhe pasi kanë marrë ndihmë mjekësore, disa prej tyre janë rikthyer sërish disa nëpër banesa, disa sërish në Akademinë e Sigurisë, ndërsa akoma dy studentë me simptoma më të rënda ndodhen në spitalin infektiv", shtoi gazetari.

Policia e Tiranës ka reaguar për helmimin nga ushqimi të 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë.

"Të gjithë studentët morën ndihmën e nevojshme mjekësore dhe kanë dalë nga spitali, në gjendje të mirë shëndetësore", lexohet në njoftimin e policisë, shkruan A2.

Gjithashtu, policia njofton se ka arrestuar kuzhinierin dhe teknologen e ushqimit, ndërsa ka shpallur në kërkim administratoren e kompanisë që furnizonte me ushqim Akademinë e Sigurisë.

Njoftimi i Policisë Tiranë:

Dje, janë dërguar për ndihmë mjekësore në Repartin Infektiv të QSUT-së, 56 studentë të Akademisë së Sigurisë, të cilët dyshohet se janë helmuar pas konsumimit të ushqimit në ambientet e Akademisë së Sigurisë.

Të gjithë studentët morën ndihmën e nevojshme mjekësore dhe kanë dalë nga spitali, në gjendje të mirë shëndetësore.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, për këtë rast:

-arrestuan në flagrancë shtetasit K. B., 52 vjeç dhe K. P., 23 vjeçe, me detyra respektive kuzhinier dhe teknologe ushqimi në kompaninë e kontraktuar për të ofruar ushqim në Akademinë e Sigurisë;

-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen R. Ç., 35 vjeçe, me detyrë teknologe ushqimi në këtë kompani;

-shpallën në kërkim administratoren e kompanisë, shtetasen A. T., 52 vjeçe.

Punohet për kapjen e shtetases A. T., individualizimin dhe dokumentimin e përgjegjësisë penale të shtetasve të përfshirë në këtë rast.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos