Gjendet i pajetë 60-vjeçari në Devoll

Nga Artin Halili
7 Maj 2026, 08:20 | Kronikë

Gjendet i pajetë 60-vjeçari në Devoll

Një person nga fshati Kurilë i Devollit, është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në lumë.

Paraprakisht A2 CNN mëson se 60-vjeçari ishte banues në Kurilë, ai ka shkuar tek disa të afërm të tij në fshatin Vishocicë.

Më pas viktima ka qëndruar deri vonë në një lokal të fshatit dhe në kohën që do të kthehej, ka kaluar në një urë dhe është rrëzuar.

Rrëzimi dyshohet se ka ardhur pasi viktima ka qenë në efektin e alkoolit, kjo konfirmohet edhe sipas asaj që thonë personat që kanë qëndruar me të në lokal.

Policia e Devollit vijon hetimet lidhur me rastin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos