
Vidhet gjatë natës një dyqan bulmeti në një nga zonat kryesore, në lagjen numër 3 të Pogradecit.
Dyqani i bulmetit është hapur me forcë gjatë natës dhe hajdutët kanë arritur të marrin të gjithë mallin brenda tij, duke shkaktuar një dëm prej më shumë se 2 milionë lekësh, shkruan A2.
Pronari thotë se ka ardhur në mëngjes në orën 7.30 për të hapur dyqanin dhe e ka gjetur të thyer dhe të vjedhur.
Sipas pronarit kjo është hera e dytë që dyqani vidhet brenda 5 muajsh. Edhe për rastin e parë policia nuk ka mbërritur tek autorët.
Ndërkohë, janë sekuestruar kamerat e sigurisë për të parë lëvizjen e autorit/ autorëve.
(A2 Televizion)