
Një punonjës policie është plagosur me armë zjarri në orët e mesnatës në zonën e Shkozës, në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:10 të datës 18 maj 2026, në rrethana ende të paqarta, raporton A2 CNN.
I lënduari Anxhelo Kumaraku, rreth 30 vjeç, efektiv policie jashtë shërbimit, është transportuar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Informacion paraprak:
Më datë 18.05.2026, rreth orës 00:10, në zonën e Shkozës, në rrethana ende të paqarta, është plagosur, dyshohet me armë zjarri, shtetasi A. K., rreth 30 vjeç, punonjës policie jashtë shërbimit.
30-vjeçari është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po vijojnë kontrollet intensive në zonë, me qëllim kapjen e autorit/ëve.
Grupi hetimor dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave, identifikimin e autorit/ëve dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes. (A2 Televizion)