
Autorët e dyshuar për plagosjen e një efektivi policie në Shkozë janë dy vëllezër, që dyshohet se kanë pasur një konflikt për borxh me fqinjin e policit.
Para rreth 5 muajsh, për këtë konflikt ai i ka dhunuar vëllezërit dhe në shenjë hakmarrje ata dyshohet se kanë tentuar ta qëllojnë mbrëmjen e së dielës, por plumbat kapën policing, shkruan A2.
Efektivi ka deklaruar se me personin që ishte objektiv janë shok fëmijërie. (A2 Televizion)