Plagosja e policit në Shkozë, identifikohet autori

Nga Igli Çelmeta
18 Maj 2026, 09:30 | Kronikë

Plagosja e policit në Shkozë, identifikohet autori

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin plagosjes në Shkozë.

Kur ka ndodhur ngjarja, i plagosuri Anxhelo Kumaraku ka qenë i shoqëruar nga fqinji i tij, i cili ishte nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Ende nuk dihet se cili ka qenë motivi dhe shënjestra e të shtënave me armë.

Informacion paraprak:

Më datë 18.05.2026, rreth orës 00:10, në zonën e Shkozës, në rrethana ende të paqarta, është plagosur, dyshohet me armë zjarri, shtetasi A. K., rreth 30 vjeç, punonjës policie jashtë shërbimit.

30-vjeçari është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po vijojnë kontrollet intensive në zonë, me qëllim kapjen e autorit/ëve.

Grupi hetimor dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave, identifikimin e autorit/ëve dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos