Gjykata e Apelit rrëzoi ankimin e bërë nga Ajola Xoxa

Nga A2 CNN
24 Dhjetor 2024, 10:53 | Kronikë

Gjykata e Apelit rrëzoi ankimin e bërë nga Ajola Xoxa

Gjykata e Apelit rrëzoi ankimin e bërë nga Ajola Xoxa kundër vendimit të kontrollit personal. Në të njëjtin vendim, Apeli ka rrëzuar edhe ankimin e bërë nga Arbër Veliaj dhe dy kompani kundër vendimit të GJKKO për kontroll.

Një ditë më parë, Xoxa dha shpjegime për gati 3 orë në SPAK për llogari të një hetimi për "korrupsion" të nisur nga kjo strukturë, shkruan A2.

Pak ditë më parë, GJKKO refuzoi kërkesën e saj dhe vëllait të kryebashkiakut, Arbër Veliaj, për t'ju kthyer sendet e sekuestruara nga SPAK gjatë kontrollit personal dhe disa ambienteve në pronësi të tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos