Gjyqi ndaj bandës së Laert Haxhiut, çfarë tha dëshmitari okular në tentativën e vrasjes së Kujtim Metës?

Nga Armand Bajrami
13 Maj 2026, 12:47 | Kronikë

Gjyqi ndaj bandës së Laert Haxhiut, çfarë tha

Juxhin Kajdo, dëshmitar okular në tentativën e vrasjes së Kujtim Metës, më prill 2022 në Lushnje dëshmoi të mërkurën në gjyqin ndaj të akuzuarve si anëtarë të një grupi kriminal të drejtuar nga Laert Haxhiu, shkruan A2 CNN. Ndaj të akuzuarve si anëtarë të një grupi kriminal të drejtuar nga Laert Haxhiu u dëgjuan dëshmitarët e radhës të kërkuar nga SPAK. Autorësinë e atentatit e ka pranuar i penduari i drejtësisë në këtë proces, Artan Tafani, i cili ka pretenduar se ngjarja ishte porosi e Haxhiut.

Dëshmitari Juxhin Kajdo: “Kujtim Metën e njoh. E kemi komshi në Lushnje. Ditën që ka ndodhur atentati ndaj tij, isha duke pire kafe me tim vëlla. Aty erdhi një person o maskuar, me kapele me syze. Dëgjuam krisma. Unë u fsheha poshtë tavolinës. Pastaj një person aty po thoshte "ndihme ndihmë!". E mora unë bashkë me pronarin e lokalit dhe e çuam në spital.

Kujtimi erdhi në lokal 15 minuta pasi isha ulur unë. U ul 2-3 tavolina më larg. U përshëndetëm dhe vazhdova kafen më vëllain.

Nuk mbaj mend karakteristika të tjera të atij personit të maskuar. Ai erdhi, iu afrua Metës. Nuk di të them 1 a 2 metra larg. Kur dëgjuam krisma unë ula poshtë, ndërsa vëllai vrapoi jashtë. Pastaj dola edhe unë jashtë.Unë kisha traumë. Vëllai ka qenë shumë keq pas ngjarjes. Tek lokali kam shkuar pas 1 muaj e gjysmë, se pata traumë me vëllain. Laert Haxhiun e kam dëgjuar veç si emër, si lushnjar, kaq. Ne dolëm gjatë krismave, pasi ai e ndoqi nga mbrapa”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos