Pas vendimit të Gjykatës së Lartë, Ilir Beqja kërkon lirimin nga paraburgimi

Nga Armand Bajrami
13 Maj 2026, 10:54 | Kronikë

Pas vendimit të Gjykatës së Lartë, Ilir Beqja kërkon

Gjykata e Posaçme shqyrtoi të mërkurën kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për lirim nga paraburgimi, raporton A2 CNN. Kërkesa e Beqajt për zëvendësimin e masës "arrest në burg" me një masë më të butë është bazuar në vendimin unifikues të Gjykatës së Lartë të 4 majit, mbi caktimin e kritereve të caktimit të masës "arrest në burg".

Ish-ministri i Shëndetësisë, qëndron në paraburgim prej korrikut 2024 për llogari të dosjes "SASPAC", në të cilën akuzohet për një sërë veprash penale, përfshi "korrupsionin", "pastrimin e parave" dhe "falsifikimin e dokumenteve".

Gjykata vendosi të shtyjë për më 20 maj seancën e shqyrtimit të kërkesës së ish-ministrit. Vendimi u mor me kërkesë të prokurorëve të SPAK, që kërkuan kohë të njiheshin me kërkesën e avokatit dhe të parashtrimeve të vetë ish-ministrit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos