Nga “është përdhunim” tek “në litar do më varësh”. Zbardhet sherri mes Stojanit e Bodanit në KLP

Nga Armand Bajrami
12 Maj 2026, 22:03 | Kronikë

Nga “është përdhunim” tek “në litar do

Mbledhja e 30 prillit e Këshillit të Lartë të Prokurorisë është zhvilluar mes tensionesh të forta mes anëtarëve, ku nuk kanë munguar as fraza, që janë cilësuara si fyese dhe të paedukata nga anëtarët e tjerë të këshillit.

Në qendër të replikave të ashpra, në mbledhjen që ka zgjatur 7 orë, ka qenë anëtari Sokol Stojani dhe kryetarja e Këshillit Mirela Bogdani. Debati është ndezur nga propozimi për rishikimin e një vendimarrjeje të mëhershme të KLP.

Anëtari Stojani ka thënë që diskutimi ishte bërë 3 muaj më parë dhe se tashmë i paraqitej si emergjencë, duke kërkuar garantimin e një jave kohë për t’u njohur fillimisht me materialin.

Në vijim një nga debatet, referuar regjistrimit audio të seancës, të publikuar nga KLP.

Stojani: Do ma garantosh apo jo 7-ditëshin e informacionit. Po, jo?

Bogdani: Nese doni kohë të njiheni, vazhdoni njihuni. Ai bëri propozimin. E votojmë. Nëse miratohet, futet në agjendë. Lihet për mbledhjen e radhës, nëse kërkoni kohë.
...
Stojani: O kryetare, po e ke në kundështim me ligjin moj. Se këtë e garantoin ti. Ligjit të kërkon 7 ditë para moj kryetare.

Bogdani: Ore nuk do të marrim vendim sot.

Stojani: O kryetare, o kryetare. Para se ta futesh në rend duhet ta njoftosh anëtarin. Është përdhunim moj kryetare. Është përdhunim të kërkosh të diskutosh për një gjë që nuk je i informuar.

Bodani: Në te tjerët, e gjykoni sesi ndihemi nga gjithë këto ofendime dhe kjo lloj sjelljeje.

Stojani: Zonja kruyetare. Ju po sabotoni mbledhjen e këshillit, duke futur gjerë dhe duke penguar veprimtarinë e këtij Këshilli,

Bogdani: Nëse anëtarët e këshillit u ndjekërkan si e tha zoti Stojani, mbledhjen e deklarojmë të mbyllur. Të qetësohen palët, të rehabilitohen dhe të vijnë në mbledhjen tjetër. Mirupafshin.

Stojani: Ju po sabotoni mbledhjen e këshillit duke futur gjëra dhe duke penguar veprimtarinë. Kryetare, do të mbani përgjegjësi për këtë.

Bogdani: Do mbaj.

Stojani: Do mbani përgjegjësi po të them.

Bogdani: Do mbaj, në litar do më varësh e di.

Stojani: Po c’litar moj, se ti s’je për litar. Ashtu të, të ngrej në qiell. Turp të vijë njëherë. I le gjithë njerëzit këtu, për ti mbajtur peng këtu për gjëra ordiniere. A ka gjë më ordiuniere të rishikosh nje vendim të marrë? S’ka gjë më ordiniere se kjo. Kjo është problem konceptual.

Bogdani: Tani, unë e futa për diskutim. Nëse...

Stojani: Po nuk ka diskutim. Nuk diskutohet një vendim i marrë moj. Po nuk diskutohet.

Bogdani: Kush je ti që me tregon mua?

Stojani: Po kush je ti që e ve në diskutim moj.

Bogdani: Rrëzoje o burrë.

Stojani: Po nuk rrëzohet moj.

Bogdani: Dakord pra, mbase jam ccmendur unë.

Stojani: Po je ccemdnur moj, je çmendur.

Bodani: Nuk merrem dot me njerez që ndihen të përdhunuar. Kaq.

Stojani: Nuk e zhbën dot një vendim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos