
Ka përfunduar takimi i drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit Skënder Hitaj në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.
Hitaj ka takuar drejtuesit e komisariateve të juglindjes mëngjesi e sotëm ndërsa burime nga mbledhje bëjnë me dije për A2CNN se në vazhdën e ndryshimeve në drejtoritë e qarqeve, Hitaj ka konfirmuar në detyrë Vilson Balën si drejtor i Policisë së Drejtorisë Vendore të Korçës
Të njëjtat burime thanë se drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit ka lënë dy detyra kryesore për forcat blu, e para të bëjnë kujdes dhe punojnë me tepër në parandalimin dhe kapjen e autorëve sa i përket shpërndarjes së lëndëve narkotike, sidomos afër shkollave. Hitaj është shprehur se qarku i Korçës e ka këtë problem të mbartur dhe duhet t'i japë zgjidhje.
Nga ana tjetër, një tjetër porosi ka qenë për sa i përket policëve të qarkullimit rrugor, ku është kërkuar që akset nacionale mos kenë postblloqe, sidomos në sezonin veror, por kontrollet të jenë me makina inteligjente dhe radarë. Hitaj nuk ka pranuar të flasë për mediat në përfundim të mbledhjes. (A2 Televizion)