“Të kallëzuarit kanë shfrytëzuar pozicionet e lidhjet familjare”, Balla dëshmon në gjyqin e Berishës

Nga Armand Bajrami
30 Prill 2026, 13:03 | Kronikë

“Të kallëzuarit kanë shfrytëzuar pozicionet e lidhjet

Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla ka nisur të japë dëshminë e tij në gjyqin e çështjes “Partizani”, ku ai është paraqitur në cilësinë e kallëzuesit.

Balla tha se privatizimi i kompleksit sportive “Partizani” nuk është bërë sipas procedurave ligjore, pasi të kallëzuarit kanë shfrytëzuar pozicionet e tyre dhe lidhjet familjare, raporton A2CNN. 

I pyetur nga prokurori se ku i ka mbështetur pretendimet dhe kallëzimin penal të paraqitur në vitin 2010, Balla tha: "Prej 2012 e në vazhdim kam paraqitur dyshimet e mia si është proceduar nga organet përgjegjëse lidhur me privatizimin e kompleksit sportiv "Partizani". Ky proces nuk është bërë sipas procedurave ligjore. Të kallëzuarit kanë shfrytëzuar pozicionet e tyre. Kanë shfrytëzuar lidhjet familjare. Binte në sy që procedurat ishin bërë në kohë rekord. Për 6 muaj ishte bërë njohja, kthimi dhe dorëzimi i godinës. Në 2012, kur bëra investigimet e para edhe si deputet, por edhe si dashamirës i sportit, investigova si një prone e tille ishte hequr nga plani i përhapjes".

Po ashtu sipas Ballës, një moment tjetër i dyshimtë ishte vlerësimi i pronave në truall me një "çmim qesharak prej 10 milionë lekë të reja". Po ashtu kreu i grupit parlamentar të PS përmendi faktin që u dhanë 17 leje ndërtimi për një kohë shumë të shkurtër. 

"Ka edhe një moment tjetër, vlerësimin e pronave mbi truall. Ishte një çmim qesharak prej 10 milionë lekë të reja. Kjo ishte faza e parë. Në vlerësimin tim e dyshimtë, se si ishte bërë kaq shpejt në 6 muaj. Elementi tjetër, dyshimet për vlerësimin e "pastrimit të parave" dhe "fshehjes së pasurisë". Në dyshimin tim kishim një formë të fshehjes së pasurisë. Një ndërmjetësim i paligjshëm mes personit që kishte një të 64 e pronës, por që ishte ndërmjetës për pronare të tjerë, ende pa u bërë privatizimi. I pari i kallëzuar ishte Sali Berisha. Patjetër, që ishte i pari, pasi si kryeministër, ka përmbyllur procesin. Dhëndri i tij ka përdorur lidhjen familjare. Po ashtu, edhe dhënia e lejeve, plot 17 leje ndërtimi në një kohë të shkurtër". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos