Humbi jetën një i mitur, Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Nga Rigels Malile
14 Qershor 2026, 10:43 | Kronikë

Humbi jetën një i mitur, Gjykata e Gjirokastrës lë në

Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër ka lënë me arrest shtëpie Ermal Kokon, pronarin e pishinës GLOW, i arrestuar tre ditë më parë për ngjarjen në të cilën humbi jetën një 15-vjeçar, raporton A2CNN. 

Seanca është drejtuar nga gjyqtari Ervin Kore, i cili në fillim i dha fjalën prokurores së çështjes Nertila Miftaraj, e cila ka kërkuar që i arrestuari të hetohej nën masën arrest në burg.

Avokati Ben Pasho ka kërkuar masë më të lehtë. Ndërsa në fund gjyqtari ka dhënë masën e arrestit në shtëpi, duke lënë të lirë nga salla e gjyqit pronarin e pishinës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos