Lëvizte me biçikletë, përplaset për vdekje 50-vjeçari në Kuçovë

Nga A2 CNN
27 Shtator 2024, 22:25 | Kronikë

Lëvizte me biçikletë, përplaset për vdekje

Një 50 vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e së premtes në zonën e Kuçovës, pasi u përplas nga një makinë, teksa po udhëtonte me biçikletë.

A2 raporton se 50-vjeçari B. D. ndërroi jetë në vendngjarje për shkak të plagëve që mori nga makina që drejtohej nga A.M.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Berat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos