Një 64-vjeçar ka humbur jetën, ditën e sotme, në Vorë pasi humbi kontrollin e automjetit që po drejtonte. Ngjarja ka ndodhur në rrugën e fshatit Muçaj.
Dyshohet që shkak për aksidentin të jetë bërë pagjumësia e drejtuesit ose probleme shëndetësore të tij. Automjeti përfundoi në kanal, e për pasojë, 64-vjeçari humbi jetë në vendngjarje. (A2 Televizion)