Një ngjarje e rëndë është regjistruar, mëngjesin e kësaj të enjte, në fshatin Oseckë, afër Leskovikut. Një person është djegur totalisht në një kasolle/stallë. Mësohet nga informacionet paraprake se viktima është 49 vjeç.
Ka qenë vëllai që ka lajmëruar policinë duke deklaruar se ishin duke konsumuar alkool mbrëmjen e djeshme dhe më pas 40-vjeçari u largua për te kasollja. Aty dyshohet se mund të ketë ndezur zjarr dhe nga pakujdesia flakët janë përhapur kudo, ndërsa 40-vjeçari është djegur brenda kasolles. Policia është drejt vendit të ngjarjes, për zbardhjen e rrethanave.
Sipas Policisë, zjarri dyshohet se ka rënë për shkak të lënies ndezur së një qiriri. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku vijon puna për të dokumentuar ligjërisht rrethanat e ngjarjes. (A2 Televizion)