Hyri për t’u larë në det, vdes turisti italian në Lezhë

Nga A2 CNN
17 Qershor 2024, 17:53 | Kronikë

Hyri për t’u larë në det, vdes turisti italian në

Një i moshuar nga Italia ka humbur jetën këtë të hënë në Ishull Lezhë teksa kishte hyrë në det për t’u larë.

Sipas të dhënave paraprake, shtetasi italian P. G.,66 vjeç, banues në Milano, në momentin që është futur në det dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos